AktualitetNATO/BEOp-EdTë fundit

Groenlanda, momenti i së vërtetës në Davos

Nga Mimoza GOLIKJA


Pas dy javësh komentesh në rritje nga Shtëpia e Bardhë për “marrjen” e
Groenlandës, qoftë me forcë apo me blerje, komente dhe analiza në të gjithë botën kanë vërshuar rreth “çfarë do të thotë dhe çfarë do të ndodhë” më pas. Madje ofrohen rekomandime për atë që duhet të bëjnë PresidentiTrump dhe SHBA-të, apo se çfarë duhet të bëjë Danimarka dhe çfarë duhet të bëjë Groenlanda.  “Duke u dukur e paimagjinueshme në fund të vitit 2025, një pushtim i Groenlandës nuk është më i paarritshëm në këtë vit të ri dhe shumë dinamik.”, tha Barry Scott Zellen, nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Connecticut.

Historia e vetë Danimarkës ndihmon në argumentimin që SHBA të blejë Groenlandën, sipas Scott Borgerson, sipërmarrës që ndërton kompani energjie të pastër, “kritikët shpesh e paraqesin idenë e blerjes së Groenlandës si imperialiste ose ligjërisht absurde. Kjo keqkupton si historinë ashtu edhe ligjin.”, thotë ai. Apo Groenlanda mund të vendosë epokën e ardhshme të sigurisë së SHBA-së, “nëse ato e trajtojnë Groenlandën si një partner, vetëvendosja e të cilit është një qëllim qendror”, ajo mund të ndërtojë një marrëdhënie që përmirëson jetën, forcon parandalimin dhe krijon siguri të qëndrueshme si për Groenlandën, Amerikën dhe aleatët.”, sipas Jeremy Mathis, i shkencave politike.Groenlanda po merr vëmendjen për vendndodhjen e saj strategjike.

Marrëdhënia e Groenlandës me SHBA nuk është e thjeshtë. Gjatë Luftës së Ftohtë, u ndërtuan baza dhe infrastrukturë, që zgjati gjysmë shekulli. Gjatë dekadave të fundit, është punuar për të rindërtuar besim përmes konsultimit dhe transparencës, por ky progres nuk duhet të merret si i mirëqenë. Marrëveshja e mbrojtjes e vitit 1951 me Danimarkën i jep SHBA-së liri të gjerë veprimi për të zgjeruar gjurmën dhe aftësitë e saj ushtarake në Groenlandë.

Kështu që ajo që filloi si një fantazi e largët për pasuritë e paluajtshme është shndërruar në një përballje të plotë gjeopolitike. Me tarifat që po afrohen, NATO-n që po tronditet dhe Evropën që po përgatit armët e saj të mëdhaekonomike, hapi i Trumpit për Groenlandën nuk është më një shfaqje anësore, është një provë stresi për vetë aleancën perëndimore.

Ideja për Groenlandën nuk është e re. Por në javët e fundit, Trump e ka rritur presionin në mënyrë dramatike, duke kërcënuar me tarifa, duke lënë të kuptohet forca ushtarake dhe duke e lidhur në mënyrë të qartë ndëshkimin tregtar me gatishmërinë e Danimarkës për të shitur. Vetëm para dy ditësh presidenti njoftoi një tarifë prej 10 përqind për Danimarkën dhe vendet e tjera evropiane aleate me të, duke filluar nga muaji i ardhshëm. “Ne kemi subvencionuar Danimarkën, dhe të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe të tjera, për shumë vite duke mos u ngarkuar atyre tarifa, ose ndonjë formë tjetër shpërblimi,” shkroi Trump në Truth Social. “Tani, pas shekujsh, është koha që Danimarka t’i kthejë mbrapsht, paqja botërore është në rrezik!”. Ai shtoi se taksat e importit “do të jenë të detyrueshme dhe të pagueshme deri në kohën kur të arrihet një marrëveshje për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës“.

Davos momenti i së vërtetës

Ndërsa BE-ja peshon tarifat hakmarrëse, sanksionet dhe madje edhe opsionin e saj ekonomik bërthamor kundër asaj që udhëheqësit e shohin si përpjekje shtrënguese të Trump për të aneksuar territorin danez, Presidenti Donald Trump po e çon obsesionin e tij” me Groenlandën në nivel global, dhe pikërisht Forumin Ekonomik Botëror, që startoi ditën e sotme në Davos. Davosi mund të bëhet ndalesa më e nxehtë deri më tani në lojën e tij të fuqisë në Arktik.

Dy burime të njohura me çështjen  i thanë Kiev Post, se Presidenti i SHBA-së e ka udhëzuar ekipin e tij të përgatisë disa opsione për Groenlandën që do t’u propozohen aleatëve evropianë në Davos dhe pritet që Trumpt’ua prezantojë opsionet e tij, nga paketat e shtetësisë deri te një qira shekullore, drejtpërdrejt udhëheqësve evropianë në margjinat e samitit në Davos. “Davos do të jetë momenti i së vërtetës”, tha një zyrtar perëndimor, duke shtuar, “ose kjo do të deeskalojë në një kompromis, ose po shkojmë drejt e në një krizë transatlantike tregtare dhe sigurie.”.

Por Presidenti Trump, i cili ka përjashtuar publikisht dhënien me qira të Groenlandës, privatisht është më fleksibël sesa sugjeron qëndrimi i tij publik. Burimet thonë se ai mund të jetë i hapur për një qira gati shekullore, 99 vjet, një zgjidhje alternative e projektuar për të zbutur zemërimin evropian, ndërsa ende siguron kontrollin de facto të SHBA-së mbi ishullin e pasur me burime Arktik.

Një tjetër opsion në shqyrtim është ai që t’u ofrojë banorëve të Grenlandës të drejta në stilin e Porto Rikos. Sipas këtij kuadri, banorët e Groenlandës do të bëheshin qytetarë amerikanë me akses të plotë dypalësh dhe privilegje tregtare. Ata do të përjashtoheshin nga taksa mbi të ardhurat e SHBA-së nëse nuk zhvendoseshin në kontinent, (që mund të shitet si një paketë prosperiteti për afërsisht 56,000 banorët e ishullit, kryesisht e përbërë nga Inuitë indigjenë, dhe  shumica jetojnë në jugperëndim, pranë kryeqytetit Nuuk ).

Groenlanda ishulli më i madh në botë, në Oqeanin Atlantik të Veriut, midis Amerikës së Veriut dhe Evropës, me pjesën madhe mbuluar nga akulli, po tregon se shkrirja e akullit për shkak të ndryshimeve klimatike do të bëjë që rrugët e transportit detar hapen rreth ujërave të Groenlandës. Kjo mund të zhbllokojë aksesin në minerale dhe zona peshkimi. Nga ana tjetër Groenlanda ka rezerva potenciale nafte, gazi dhe mineralesh kyçe, duke përfshirë disa që shihen nga SHBA-të si kritike për sigurinë e saj kombëtare.

Territori autonom i Danimarkës rregullon punët e veta të brendshme, por jo politikën e saj të mbrojtjes. Shumica e partive politike të Groenlandës janë në favor të pavarësisë.Ndërkohë SHBA-të kanë pasur një prani ushtarake në ishull që nga Lufta e Dytë Botërore, kur Gjermania pushtoi Danimarkën. Baza e saj e vetme aktuale është Pituffik, ndërsa Danimarka ka gjithashtu disa dislokime ushtarake.

Kontrolli i hemisferës, kundërsulmi i Evropës, diplomaci e paprecedentë me një aleat të NATO-s

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, të dielën hodhi poshtë idenë se SHBA-të duhet të zgjedhin midis Groenlandës dhe aleancës. “Kjo është padyshim një zgjedhje e gabuar”, tha ai në emisionin “Meet the Press” të NBC-së. Bessent tha se “Udhëheqësit evropianë do të vijnë. Dhe ata do ta kuptojnë se duhet të jenë nën ombrellën e sigurisë së SHBA-së”. Ai këmbënguli se SHBA-të do të mbeten në NATO, por e bëri të qartë se Trump dëshiron të shmangë “përfshirjen” në luftërat e ardhshme. “Ne nuk do t’ia japim sigurinë tonë hemisferike vendeve të tjera”, tha Bessent. “Amerika duhet të ketë kontrollin këtu”.

Ish-nënpresidenti Mike Pence mbështeti qëllimin e Trump për blerjen e Groenlandës, por kritikoi taktikën. “Kam shqetësime në lidhje me përdorimin e asaj që mendoj se është një autoritet kushtetues i dyshimtë, duke vendosur tarifa të njëanshme ndaj aleatëve të NATO-s për të arritur këtë objektiv”, i tha PenceCNN. Kongresmeni republikan Michael McCaul paralajmëroi se një pushtim ushtarak i Groenlandës do të përbënte luftë me NATO-n. “Do të përfundonte duke shfuqizuar NATO-n siç e njohim ne,” tha McCaul për ABC. Senatori demokrat ChrisVan Hollen e quajti shtytjen e Trump një “kapje toke”. “Kjo nuk ka të bëjë me sigurinë,” tha ai. “Donald Trump dëshiron të vërë në dorë mineralet dhe burimet e tjera të Grenlandës.”Ndërsa ish-ndihmës i Biden, Michael Carpenter, ironizoi postimin diplomatik të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në lidhje me bisedën me Trump për Grenlandën. “Më mirë të mos shkruani në Twitter nëse kjo është e gjitha që keni për të thënë”, shkroi Carpenter.

Nga ana tjetër ajo që kemi parë këto javë është se udhëheqësit evropianë janë përgjigjur ashpër dhe tani po diskutojnë hapur hakmarrjen ekonomike. Diplomatët më të lartë të BE-së u takuan për bisedime urgjente dje dhe debatuan për të vendosur tarifa mbi mallrat amerikane me vlerë 93 miliardë euro.Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bëri thirrje udhëheqësve të tjerë të aktivizojnë instrumentin e fuqishëm anti-shtrëngim të BE-së, nëse Trump vazhdon me kërcënimet e tij për tarifa, raportuan mediat franceze, duke cituar ekipin e tij.

Ligji anti-shtrëngim, i cili nuk është përdorur kurrë, do t’i lejonte BE-së të vendoste masa ndëshkuese gjithëpërfshirëse ndaj një vendi që përpiqet të detyrojë një ndryshim politik përmes presionit ekonomik. Pas bisedimeve, Presidenti i Këshillit Evropian António Costa njoftoi se një samit urgjent iBE-së mund të zhvillohet më 22 janar. “BE-ja”, tha Costa, tregoi “gatishmëri për t’u mbrojtur nga çdo formë shtrëngimi”.

Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e Danimarkës, Norvegjisë, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Holandës dhe Finlandës paralajmëruan se “Kërcënimet tarifore dëmtojnë marrëdhëniet transatlantike dhe rrezikojnë një spirale të rrezikshme në rënie. Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur sovranitetin tonë.” Kurse kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i quajti tarifat e Trumpnjë gabim, ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, shkoi më tej, duke i quajtur ato “shantazh”.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mbajti një ton sfidues pasi foli me Macron, Rutte, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Meloni. “Së bashku qëndrojmë të vendosur në angazhimin tonë për të mbështetur sovranitetin e Grenlandës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, shkroi ajo. “Ne gjithmonë do t’i mbrojmë interesat tona strategjike ekonomike dhe të sigurisë.”

E megjithatë, Evropa është larg të qenit “e bashkuar në hakmarrje” dhe kundër-tarifat prej 93 miliardë eurosh mbeten të pezulluara deri më 6 shkurt dhe disa zyrtarë theksuan se preferojnë dialog. “Askush nuk dëshiron një luftë tregtare për Grenlandën”, tha një zyrtar tjetër evropian. “Por askush nuk mund të pranojë të detyrohet me forcë për të shitur territor.”

Vetëm 17% e amerikanëve miratojnë përpjekjet e Presidentit Donald Trump për të blerë Grenlandën, dhe shumica e madhe e Demokratëve dhe Republikanëve kundërshtojnë përdorimin e forcës ushtarake për të aneksuar ishullin, zbuloi një sondazh i Reuters/Ipso, që presidenti Trump e ka quajtur sondazhin “të rremë”.

Arktiku një pikë kritike konkurrence, mbrojtja për të penguar Putinin

“Britania po rrit sigurinë e Arktikut. Me aleatët tanë po punojmë për të forcuar mbrojtjen e Arktikut dhe për të penguar çdo përpjekje nga njerëz si Vladimir Putin për të kërcënuar interesat dhe infrastrukturën tonë”, tha Sekretarja e Jashtme, Yvette Cooper. Në X, Cooper postoi një mesazh për Rusinë me një gjuhë edhe më të drejtpërdrejtë: “Finlanda është në vijën e parë të kërcënimeve hibride të Moskës në Arktik. Nga flota e tyre e pamatur në hije deri te sulmet ndaj kabllove jetësore nënujore.”

E bazuar në bregun e Detit Barents, Flota Veriore është më e madhja nga katër flotat e Rusisë. Me seli në Severomorsk, në veri të Murmanskut, ajo praktikisht zë pjesën më të madhe të vijës bregdetare, praktikisht të gjithë vijën bregdetare midis saj dhe kufirit me Norvegjinë. Në rast lufte, kjo flotë do të kërkojë të marrë kontrollin e ujërave të Arktikut në veri të Norvegjisë, një zonë tampon e zgjeruar kundër NATO-s që synon të mbrojë nëndetëset e raketave balistike të Moskës. Para Krishtlindjeve, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan një marrëveshje mbrojtjeje që u lejonte dy marinave të tyre të operonin krah për krah në Atlantikun e Veriut.

Ka zëra ndërkohë që thonë  se “mjedisi i sigurisë së Arktikut po ri hyn në një Luftë të Ftohtë të re”. Por thelbi i argumentit është se epoka e jashtëzakonshme eArktikut po “shkon drejt fundit”. Ka qenë një periudhë “e kuptuar” në të cilën rajoni i Arktikut ishte “një fazëku rivalitetet e fuqive të mëdha pushuan së ekzistuari dhe krijuan një mjedis në të cilin bashkëpunimi dhe marrëdhëniet paqësore ishin normat kryesore”.

Por që nga kriza ukrainase e vitit 2014, ka pasur pyetje në rritje nëse ky mjedis bashkëpunues do të ruhet apo jo apo nëse tensionet në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit do të rezultojnë në një Luftë të Ftohtë “të re” në Arktik. E ndërsa “nuk duket se ka një Luftë të Ftohtë të re”, kjo nuk do të thotë se kërkesat themelore të sigurisë të dy palëve u zhdukën. Ajo që po ndodh është një ripërtëritje e Luftës së Ftohtë me Arktikun si një vend kryesor i konkurrencës.

qendër të problemit është afërsia gjeografike e vendndodhjes ruse ​​dhe amerikane, të lidhura nga rajoni i Arktikut. Kjo kombinohet me sistemet ekzistuese të armëve që i japin përparësi Arktikut si vendi më i mirë për sulme kundër njëri-tjetrit, arsyeja pse Arktiku u bë një rajon me rëndësi të madhe strategjike, kur SHBA dhe BRSS/Rusia filluan të sfidonin interesat e njëra-tjetrën në sistemin ndërkombëtar. Nuk bëhet fjalë për konflikt mbi Arktikun, por për përdorimin e forcës ushtarake nga Arktiku, e cila i ka dhënë rajonit rëndësinë e tij gjeopolitike.

Ajo që tani e ndërlikon versionin më të fundit të mjedisit strategjik të Arktikut është hyrja e Kinës si një konkurrent në rritje i SHBA dhe në planin afatgjatë i Rusisë. Ndërsa tensionet midis Rusisë dhe SHBA kanë një histori të gjatë, ardhja e Kinës si një “shtet pranë Arktikut” dhe vendosmëria e saj për të sfiduar pozicionin e SHBA si hegjemon global do të thotë se së shpejti do të ketë një ekuilibër trepalësh të fuqisë në rajonin e Arktikut, duke zëvendësuar sistemin historik bipolar, duke e bërë rajonin edhe më të rëndësishëm dhe të rrezikshëm, kanë cituar analistët. Si Rusia ashtu edhe SHBA, për shkak të gjeografisë dhe teknologjive ekzistuese të armëve, janë të detyruara të vendosin armët e tyre më të rëndësishme dhe të fuqishme në ose afër rajonit të Arktikut.

Në mënyrë specifike, mjeti bërthamor rus është i vendosur kryesisht në Arktik. Kjo është bazuar në bombarduesit e tyre me rreze të gjatë veprimi dhe forcat nëndetëse. Për të mbrojtur këto forca, udhëheqja ruse ​​është detyruar gjithashtu të zhvillojë forca shtesë që më pas janë të nevojshme për të mbrojtur forcat origjinale. Me kalimin e kohës, forcat raketoresovjertike duhej të vendoseshin në vende veriore. Në të njëjtën kohë, amerikanët zhvilluan gjithashtu bombardues me rreze të gjatë veprimi për të qenë në gjendje të fluturonin drejtpërdrejt kundër objektivave sovjetike duke fluturuar mbi Arktik. Ata gjithashtu vendosën raketat e tyre balistike ndërkombëtare për të qëlluar mbi Arktik. Të dy palët zhvilluan gjithashtu sisteme shumë të gjera mbikëqyrjeje që do t’u lejonin të kishin paralajmërime për sulme nga pala tjetër. Kështu, gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, Arktiku u bë një nga rajonet më të militarizuara të botës.

Me fundin e Luftës së Ftohtë, shumë vëzhgues arritën në përfundimin se fundi i tensioneve midis Rusisë dhe SHBAdo t’i jepte fund rëndësisë strategjike të Arktikut. Pati përpjekje të rëndësishme për të reduktuar shumë nga forcat strategjike bërthamore dhe një reduktim të konsiderueshëm të vendosjes së forcave ushtarake konvencionale në rajon jo vetëm nga Rusia dhe SHBA, por edhe nga shumica e aleatëve veriorë të NATO-s, si Kanadaja, Norvegjia dhe Danimarka.Më e afërta me të cilën SHBA dhe Rusia ishin në gjendje të eliminonin rëndësinë qendrore të armëve bërthamore ndodhi në vitet 1990 sipas një numri marrëveshjesh për reduktimin e armëve bërthamore. Dy nga më të rëndësishmet ishin Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike (START I) (dhe negociatat për START II dhe III të propozuara) dhe marrëveshja për Bashkëpunimin Mjedisor Ushtarak Arktik (AMEC). START I pa reduktimin e ndjeshëm të numrit të armëve strategjike dhe taktike bërthamore. Në të njëjtën kohë, AMEC ishte një marrëveshje e kombinuar midis Rusisë, SHBA-së, Norvegjisë (dhe më vonë Mbretërisë së Bashkuar) për të çmontuar një numër të madh ish-nëndetësesh bërthamore sovjetike.

Por, ndërsa këto programe patën sukses në uljen e numrit të armëve bërthamore dhe mjeteve të tyre të lëshimit nga Arktiku, ato nuk e anuluan angazhimin që si SHBA ashtu edhe Rusia kishin ndaj politikës së tyre thelbësore të sigurisë bazuar në parandalimin e tyre bërthamor. Por në asnjë moment rusët nuk e konsideruan seriozisht një politikë denuklearizimi ose eliminimin e parandalimit të tyre bërthamor me bazë nëndetëse. Ndërkohë SHBA ulën shumë nga forcat e bazuara në Alaska dhe ndoqën reduktimin e forcave të tyre bërthamore në zbatim të START. Ata gjithashtu kontribuan me dëshirë në kostot e konsiderueshme të kërkuara nga AMEC për të ndihmuar rusët në çmontimin e nëndetëseve të tyre të vjetra me energji bërthamore. Edhe pse e angazhuar në luftën në Afganistan dhe Irak pas sulmeve terroriste të shtatorit 2001, në asnjë moment SHBA nuk hoqinga vëmendja parandalimin bërthamor si politika përfundimtare e sigurisë.

Pas deklaratave në Konferencën e Sigurisë në Mynih të vitit 2007 se Perëndimi kishte përfituar nga dobësia ruse”, Putindeklaroi se kjo nuk do të tolerohej më, duke pasuar nga një periudhë rindërtimi dhe modernizimi të gjerë ushtarak russidomos bërthamor. Kjo përfshinte rifillimin e bombarduesve strategjikë me rreze të gjatë veprimi mbi Arktik dhe modernizimin dhe rindërtimin e flotës së nëndetëseve me energji bërthamore ruse brenda Flotës Veriore.

Edhe pse SHBA lejoi që pjesa më e madhe e aftësisë së sajsipërfaqësore në Arktik të tkurrej gjatë viteve 1990 dhe 2000,ajo mbeti e përkushtuar për të siguruar që forcat e saj nëndetëse të ruanin aftësinë e tyre në Arktik dhe e demonstroi këtë duke i “huazuar” nëndetëset e tyre sulmuese (së bashku me britanikët) për të ndërmarrë kërkime shkencore në Arktikun e lartë. SHBA gjithashtu vazhduan të përmirësonin mbrojtjen e tyre në Veri kundër raketave balistike”, përmirësimin e aftësitë e bazës të raketave antibalistike në Fort Greeley dhe sistemit të tyre të radarit në Thule, Grenlandë. Kjo ndodhi pasi ata lejuan që pothuajse të gjitha bazat në Alaska të mbylleshin ose të zvogëloheshin.

Kur Rusia përdori fuqinë ushtarake për të pushtuar territorin në Ukrainë, marrëdhëniet me Perëndimin u përkeqësuan ndjeshëm. Rusët më pas filluan të përdorin forcat që kishin ndërtuar në Arktik si një mjet për të projektuar fuqi kundër Perëndimit. Kështu Norvegjia, Danimarka, vendet baltike dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe dy fuqitë neutrale, Finlanda dhe Suedia, kanë përjetuar rritje të rasteve të ndërhyrjeve detare dhe ajrore dhe ndërhyrjeve nga forcat ruse. Si përgjigje, SHBA dhe aleatët e NATO-s kanë filluar të rrisin aktivitetin e tyre ushtarak në rajon. SHBA-të kanë ngritur flotat e dyta dhe kanë filluar të operojnë në veri të Rrethit Arktik, dilema evazhdueshme e sigurisë ripërtërihet dhe përshpejtohet.

Në vitin 2019, të dy palët kanë forcuar dhe zgjeruar forcat e tyre të përqendruara në forcat e tyre parandaluese dhe forcavetë projektuara për t’iu përgjigjur palës tjetër. Duke pasur parasysh se të dyja palët u kthyen shpejt në pozicionin e tyre të antagonizmit gjatë Luftës së Ftohtë, Arktiku nuk pushoi kurrë së qeni vendi kryesor gjeografik i sigurisë për të dyja palët.

Në vitin 2015 u bë e qartë se kjo fazë më e re e mjedisit të ri strategjik do të jetë e ndryshme në atë që kinezët do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm në rajon. Tashmë një “komb pranë Arktikut” i vetëshpallur, Kina filloi të vendosë forca detare sipërfaqësore në ujërat veriore në vitin 2015 si në Detin e Beringut ashtu edhe në ujërat e Evropës Veriore. Nëse dhe kur nëndetëset kineze me energji bërthamore hyjnë në ujërat e mbuluara me akull, pozicionet si të Rusisë ashtu edhe të SHBA-së do të bëhen shumë më të ndërlikuara. Ndërsa Rusia dhe Kina kanë marrëdhënie të mira në Arktik aktualisht, nuk ka asnjë garanci se kjo do të vazhdojë në të ardhmen. Sidoqoftë, për Rusinë dhe për SHBA-në, mbërritja e nëndetëseve nga marina e dytë më e fuqishme në botë solliedhe më shumë ndërlikime në këtë vendndodhje kritike strategjike. Kështu është e qartë pse Arktiku u bë një nga vendet më të rëndësishme strategjike sapo SHBA-të dhe Rusia u bënë dominuese në sistemin ndërkombëtar . Zhvillimi i armëve dhe sistemeve të tyre të shpërndarjes që favorizonin Arktikun do të thotë që kjo vendndodhje do të jetë gjithmonë një nga vendet më të rëndësishme dhe të rrezikshme. Arktiku mbetet një pikë kritike konkurrence.

“Kontrolli territorial mbi Groenlandën ndoshta mund të duketsi një domosdoshmëri strategjike, ose ndoshta si një projekt personal prestigji, i cili do t’i lejonte Trumpit të ishte një nga presidentët e mëdhenj të historisë së SHBA-së.”

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com