AktualitetPolitikëTë fundit

Dosja “Partizani”, shkon në GJKKO për masën e sigurisë, Berisha pritet me ovacione nga mbështetësit e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot në GJKKO në kuadër të respektimit të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Ashtu si për çdo herë, Berisha u prit me ovacione nga mbështetësit e tij, të cilët thërrisnin; Berisha, Berisha.

Teksa kjo është e hëna e tretë e muajit, Berisha u paraqit siç e përcakton procedura, ndërsa ndaj tij po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Kujtojmë se kjo masë është në fuqi dhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com