AktualitetBota+Të fundit

Rripi i Gazës: 68 milionë ton rrënoja

Administrata e Përkohshme palestineze për Rripin e Gazës u mblodh në Kajro për të diskutuar për rindërtimin e brezit bregdetar të shkatërruar. Sipas vlerësimeve të OKB-së kjo do të kushtojë rreth 50 miliardë dollarë.

Administrata e re e Përkohshme për Rripin e Gazës zhvilloi takimin e saj të parë. “Palestinezët mezi prisnin themelimin e këtij komiteti dhe fillimin e punës së tij”, tha kreu i komitetit, Ali Shaath, pas takimit në Kajro. Komiteti do të qeverisë territorin palestinez nën mbikëqyrjen e SHBA-së.

Rripi i Gazës ishte qeverisur për gati dy dekada nga grupi militant islamik Hamas. Grupi terrorist militant islamik Hamas dhe Autoriteti Autonom Palestinez ranë dakord  të mërkurën (14.01) për përbërjen e organit teknokratik. Ai përbëhet nga 15 palestinezë, nën drejtimin e Ali Shaathit.

Miliona ton mbetje nga rrënojat

Në një intervistë me median shtetërore egjiptiane Shaathi tha se dëshiron të përqendrohet së pari në rindërtimin e infrastrukturësdhe të ekonomisë. Sipas Shaathit kjo ka të ngjarë të zgjasë rreth tre vjet. Rëndësi të veçantë ka ndërtimi i banesave të reja, tha ai. Kjo do t’u rikthente dinjitetin personave të zhvendosur të cilët deri tani janë strehuar  “në çadra që i rrëmben era”.

Personat e zhvendosur në Rripin e Gazës të strehuar në çadra.
Mijëra persona të zhvendosur vazhdojnë të strehohhen në çadra Fotografi: Omar Al-qattaa/AFP

Sipas një analize e të mediave gjermane ARD dhe BR gjatë luftës më shumë se dyvjeçare me Izraelin në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar rreth dy të tretat e të gjitha shtëpive. Në qytete si Qyteti i Gazës dhe Rafah shifra është edhe më e lartë.

Shaath: Mbetjet të hidhen me buldozer në det

Deklarata e Shaathit se mbetjet e rrënojave mund të hidhen me buldozer në det u prit me skepticizëm si në Gazë ashtu edhe në Izrael.  Shaathii tha se ka rreth 68 milionë ton rrënoja që duhen pastruar.

Njerëz duke pastruar rrënoja në Rripin e Gazës
Në Rripin e Gazës ka rreth 68 milionë ton rrënoja që duhen pastruar.Fotografi: Ibraheem Abu Mustafa/REUTERS

Një problem të veçantë përbëjnë municionet e pashpërthyera, pasi ndërlikojnë përpjekjet për pastrim. Organizata e Kombeve të Bashkuara i vlerëson kostot e rindërtimit në rreth 50 miliardë dollarë. Sipas OKB-së rindërtimi mund të zgjasë deri në vitin 2040. Një problem tjetër është çarmatimi i Hamasit në Rripin e Gazës. Organizata terroriste refuzon të dorëzojë armët e saj vullnetarisht./DW

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com