Qendra pritëse për emigrantët në Pustec,Vasil Sterjovski: Të anulohet. Rrezikon ekzistencën e komunitetit maqedonas
Kryetari i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian, Vasil Sterjovski, ka shprehur kundërshtimin e fortë të komunitetit maqedonas të Bashkisë Pustec ndaj vendimit të Qeverisë Shqiptare për hapjen e tre qendrave pritëse për emigrantë në këtë zonë.
Sterjovski thekson se Bashkia Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës dhe zonë turistike, ndërsa ndërtimi i këtyre qendrave rrezikon mjedisin, zhvillimin e turizmit dhe ekzistencën e komunitetit maqedonas në këtë zonë.
AMIE kërkon heqjen e menjëhershme të planit për qendrat pritëse për emigrantë dhe orientimin e investimeve drejt infrastrukturës, turizmit dhe zhvillimit lokal.
Sipas AMIE, vendimi përbën shkelje të Ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe rrezikon të përshpejtojë shpopullimin e zonës. Partia njofton se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit maqedonas në Prespë.
Fraksion.com

