“Do të takojmë demokratët në çdo skaj të Shqipërisë”, Salianji nga Lezha: Do t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge, t’i bashkojmë të gjithë rreth PD-së
Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar ditën e sotme turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur në qytetin e Lezhës, ku u zhvillua një takim me pjesëmarrje të gjerë të demokratëve dhe opozitarëve.
Salianji nënvizoi se takimet me demokratët në çdo cep të Shqipërisë do të vijojnë pa u ndalur, me synimin kryesor për ta bërë Partinë Demokratike fituese. Ai bëri thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve, pa dallime, pas 13 vitesh në opozitë, duke kërkuar lënien pas të ndasive dhe bashkimin e gjithë popullit opozitar rreth PD-së.
”Duhet të respektojmë mendimet tona dhe të bashkohemi si bashkëudhëtarë në këtë udhëtim politik të lodhshëm, por krenar,” tha Salianji, duke e cilësuar qeverinë aktuale si më të paaftën dhe më të korruptuarën në historinë e vendit.
Fraksion.com

