Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, 4 të plagosur pas përplasjes së dy makinave
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të martë në aksin Lezhë-Laç, ku janë përplasur dy automjete.
Nga verifikimet paraprake të kryera nga Policia Rrugore, rezulton se drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident nuk kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Fraksion.com

