AktualitetPolitikëTë fundit

35-vjetori i themelimit të Partisë Republikane, Mediu: Opozita duhet të bashkohet kundër korrupsionit

Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit në një pritje me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë, ku morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, si dhe përfaqësues të partive opozitare.

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, dhe Drejtuesit e Partisë Republikane theksuan se Republikanet u krijuan mbi vlerat e djathta: familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës dhe patriotizmin, Besimin në Zot, duke nënvizuar se politika nuk është privilegj, por mision dhe shërbim ndaj qytetarëve.

U theksua se opozita duhet të bashkohet kundër korrupsionit, krimit dhe regjimit të Edi Ramës, duke kërkuar rikthimin e demokracisë së vërtetë dhe vlerave euroatlantike në jetën politike shqiptare.

Berisha deklaroi se “Shqipëria po përballet me një regjim të krimit dhe drogës, dhe opozita dhe qytetarët duhet të reagojnë përmes protestës dhe se një qeveri teknike është domosdoshmëri për garantimin e zgjedhjeve të lira”.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com