AktualitetBota+NATO/BETë fundit

10% tarifa doganore për shkak të Groelandës

Për shkak të mosmarrëveshjes për Groenlandën Presidenti Trump ka njoftuar për tarifa doganore ndëshkuese ndaj tetë vendesh evropiane.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, planifikon të vendosë tarifa doganore prej dhjetë përqind për vendet evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për aneksimin e Groenlandës nga SHBA-ja. Sipas Trumpit vendet që do të preken janë: Danimarka, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda.

Trumpi kritikoi ashpër dërgimin e trupave nga disa vende të NATO-s në Groenlandë. Danimarka, Norvegjia, Suedia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Holanda dhe Finlanda kanë dërguar në Groenlandë trupa për qëllime të panjohura, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Kjo është një “situatë shumë e rrezikshme” për sigurinë, mbrojtjen dhe mbijetesën e planetit.

Protestues në Kopenhagë kundër aneksimit të Groenlandës
Mijëra vetë demonstruan në Kopenhagë dhe Nuuk kundër planeve të Trumpit për të aneksuar Groenlandën.Fotografi: Tom Little/REUTERS

Sipas njoftimit të Trumpit në platformën e tij Truth Social tarifat doganore do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt. Ai deklaroi se më 1 qershor ato do të rriten nga dhjetë në 25 përqind, nëse nuk arrihet një marrëveshje që SHBA-ja ta blejë ishullin.

Trumpi kërkon “blerjen e plotë të Groenlandës”

“Kjo tarifë doganore do të jetë në fuqi derisa të jetë përfunduar kontrata për blerjen e plotë dhe totale të Groenlandës”, thuhet më tej në deklaratën e Trumpit. E  paqartë mbetet se si Trumpi synon t’i justifikojë ligjërisht tarifat e shpallura tani. Ai mund të përdorë përsëri të drejtën për raste emergjence ekonomike. Megjithatë vendimet e tij të justifikuara me emeregjencë ekonomike janë objekt ankimi para Gjykatës Supreme të SHBA-së. Për më tepër Trumpi ka përmendur si justifikim për kërkesat e tij për aneksimin e Groenlandës kryesisht arsye politike të sigurisë, dhe jo ekonomike.

Presidenti amerikan përsëriti sërish pretendimin e tij se SHBA-ja duhet ta zotërojë Groenlandën për të garantuar sigurinë e Arktikut. Ai deklaroi se përndryshe Rusia ose Kina mund ta marrin ishullin. Sidoqoftë sipas tij Shtetet e Bashkuara janë tani të hapura për negociata me Danimarkën dhe vende të tjera./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com