Rama: Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot në 17 janar përmes rrjeteve sociale se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Në postimin e tij, Rama shprehet se ndihet tepër i nderuar nga ftesa personale dhe e konsideron këtë një hap të rëndësishëm për vendin në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, Shqipëria përfaqësohet si anëtar themelues, duke ngjitur një tjetër majë të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë, dhe kjo pasqyron edhe rritjen e ndikimit të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.
Thank you, Mr. President
God bless Albania and the United States”, shkruan Rama

