“Në 12 vjet, Rama dhe banda e tij vodhën 80 mld euro, ku shkuan? Adriatik Lapaj: Ata pinë verë 33 mijë euro, ne përmbytemi në shtëpitë tona
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në fjalën e tij para protestuesve në sheshin para kryeministrisë, bëri thirrje që qëndresa e qytetarëve dhe aktivistëve që iu bashkua kësaj lëvizje në 5 javë, të vazhdojë deri në largimin e Ramës nga pushteti.
Lapaj tha se në 12 vjet, banda e Ramës në qeveri menaxhoi 80 mld euro por asgjë nuk u bë për vendin e qytetarët.
Adriatik Lapaj: Ata vjedhin dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona, ne shkojmë në spital dhe mungojnë ilacet dhe këta pinë verë nga 33 mijë euro. Që fëmijët tanë ikin nga ky vend se nuk e përballojnë dot jetën.
Ata pritën që me dhunën barbare të 4 janarit ne të iknim, me shiun mbi kryet tona këto 2 javë ne të iknim, por ne nuk mund të ikim, nga një betejë pa kthim, beteja për demokratizimin e atdheut.
Fraksion.com

