AktualitetLife StyleTë fundit

“Do e thoja një fjalë po…”, Fifi i “heq vizën” Elhaida Danit: Eden, je më e mirë se halla jote

Për Eden Danin pasioni për muzikën dhe për të qenë një yll i skenave shqiptare, ka rrënjë shumë të forta, që në gjenezë. Mbesa e këngëtares së njohur Elhaida Dani u ngjit këtë të premte në skenën e “X Factor Kids” me këngën “What’s Up”. Performanca e së cilës u cilësua si e shkëlqyer nga katër anëtarët e jurisë.

Megjithatë me nota humori, Fifi e pyeti Eden nëse dikush i kishte thënë se është më e mirë se halla e saj, Elhaida Dani. Vetë Fifi i tha Eden me bindje se më e mirë se Elhaida!

Bojken Lako: Ishte një performancë shumë e bukur në total, e gjitha. Eden është duke zhvilluar shumë bukur, nga episodi në episod me këngë të tjera dhe me një stil tjetër dhe kjo të bëri që të hapesh më shumë. Unë u surprizova nga ty, në kuptimin e mirë dhe profesional.

Fifi: Unë e kam një pyetje për Eden Danin: A të ka  thënë ndonjë njeri që je më e mirë se halla jote?!

Eden: Po më kanë thënë!

Fifi: Isha duke e thënë një fjalë tjetër, por nuk ma lejon…

Eden: Thuaje moj!

Fifi: Jo zemër nuk bën se ishte e rëndë, ajo që doja të thoja unë sepse nuk thuhet në këtë program televiziv, ajo thuhet në privatësi prapa kuintave. Do të ta them ty pastaj. Eden Dani ti je më e mirë se halla jote, po ta them edhe unë publikisht. Unë u kënaqa shumë me performancën tënde sot dhe do të të sugjeroja që të rrije në këto stilet që kanë pak më shumë energji.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com