Vdes në vend 18 vjeçarja, automjeti me shpejtësi 300 km/h tek Ura e Daljanit: Si ndodhi aksidenti tragjik
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës, ku një automjet u përplas me barrierat anësore tek Ura e Daljanit duke i “marrë përpara” dhe ka “fluturuar” 300 metra në ajër duke rënë në një dyqan luesh.
Mësohet se automjeti i tipit ‘BMW X5’ që ka qenë me shpejtësi të lartë, mund të ketë sjellë rënien e makinës nga ura e Dajlanit. Dyshohet që automjeti ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë dhe shoferi nuk ka mundur të kthejë timonin duke shkaktuar dhe aksidentin e tmerrshëm.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 18-vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Fieri, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Sipas policisë vendore, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Në mbikalimin e Urës së Dajlanit, së fundmi po kryhen punime riparuese.
Dyshohet se shpejtësia në lëvizje dhe një manovër e gabuar për të shmangur situatën në rrugë e kanë nxjerrë mjetin jashtë saj dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit.
Fraksion.com

