“Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë: Do të përballemi me kartelet e drogës, kudo ndodhen!
Njëkohësisht është bërë me dije edhe data e protestës, duke thirrur tubim ditën e nesërme, 17 janar në orën 18:00.
“Shqiptarët të rreshtohen krah drejtësisë. 17 janar të gjithë në shesh kundër regjimit të hajdutëve”, ishte thirrja e tyre.
“Njerëzit duhet të pyesin veten a duhet të protestojnë dhe të bashkohen. Ata që përballen me tatimet dhe padrejtësinë e gjobaxhinjve duhet të pyesin veten a duhet të protestojnë. Të gjithë çiftet e reja që nuk blejnë dot një apartament, duhet të pyesin vetën a duhet të protestojnë. Unë i ftoj të gjithë të protestojnë përballë një njeriu, përballë regjisorit të këtij sistemi korruptiv”, u shpreh Adriatik Lapaj.
Fraksion.com

