AktualitetBota+Të fundit

Rekrutimi ushtarak – Bundeswehri nis pyetësorët për shërbimin e ri

Ushtria gjermane nisi dërgimin e pyetësorëve të rekrutimit për shërbimin e ri ushtarak. Për meshkujt përgjigjia e pyetësorit është e detyrueshme, kurse gratë mund ta bëjnë këtë gjë vullnetarisht.

Sipas kushtetutës gjermane shërbimi ushtarak është i detyrueshëm vetëm për meshkujt, prandaj ata janë të detyruar ta plotësojnë formularin e pyetësorit. Për gratë shërbimi ushtarak është vullnetar, prandaj ato mund t’i plotësojnë formularët vetëm nëse dëshirojnë. Plotësimi i pyetësorit bëhet online përmes një kodi QR. Vullnetarët e parë pritet të fillojnë shërbimin ushtarak në muajt në vijim.

Ligji për Shërbimin Ushtarak hyri në fuqi më 1 janar

“700,000 femra dhe meshkuj të lindur në vitin 2008 ose më vonë do të marrin këto ditë një pyetësor”, njoftuan Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe Inspektori i Përgjithshëm Carsten Breuer në një urdhër ditor drejtuar trupave në fillim të vitit. Ligji i ri për rekrutimin e detyruar hyri në fuqi më 1 janar.

Gjermania po i përgjigjet kështu kërcënimit nga Rusia dhe ndryshimeve që rezultojnë në objektivat e NATO-s. Bundeswehri numëron momentalisht 180,000 ushtarë aktivë. Me rekrutimet e reja pritet që atyre t’u shtohen edhe 80,000 vetë në 260.000. Përveç kësaj Bundeswehri synon të ketë edhe 200,000 burra dhe gra si rezervistë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com