“Rama urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”, Berisha: Është padrino i organizatës kriminale, rrethohet me hajdutë profesionistë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin, në përgatitje të protestës kombëtare të thirrur për 24 janarin.
Berisha e përshkroi situatën si “tragjike” dhe theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë përmasat e korrupsionit dhe kontrollit të organizuar të parave publike nga qeveria.
Njeriu që me këtë flamur do të dilte në çdo takim dhe çdo samit, del tani njeriu që s’ka asnjë normë, asnjë parim, asnjë princip. Dhe se, që në momentin kur një dosje, në të cilën në tre rrjeshta, dy janë për të, dhe një për Lubi Ballukun, ai përdor të gjithë pushtetin e krimit të tij, përdor 83 mandate të krimit për t’i mbyllur rrugën drejtësisë, për të bërë grusht shteti me parlament, për të asgjësuar pushtetin e drejtësisë.
Dhe këto që ju keni dëgjuar, janë, ju garantoj se janë maja e ajsbergut. Sot unë paraqita para shqiptarëve një rast unik që mund të ketë ndodhur ndonjëherë. Kryeministri që urdhëron hakerimin e dosjeve të prokurorisë speciale. Dhe hakeruesi kriminel që i fut duart e zeza në dosje, i thotë kolegut të tij se këto do t’ia nisë menjëherë Edi Ramës.
Pra, në çdo lloj, në çdo lloj varianti që ta kthesh, ai del një bandit mbi bandit, ai del një padrino i një organizate kriminale që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kushtetutë. Ky është njeriu që kemi përpara.
Të nderuar drejtues të degëve të Partisë Demokratike, zhvillimet kanë treguar se rrethi i tij më i ngushtë është një rreth hajdutësh profesionistë, që s’kanë asnjë kufi në përvetësimin, vjedhjen, e miliarda, miliarda euro taksa të qytetarëve shqiptarë. Është tragjike. Një fakt është tragjik.
Qytetarët nuk e kanë të qartë se nga 67 miliardë euro që ata kanë paguar nga mundi e djersa e tyre taksa, një shumë mbi dy herë më e madhe se ajo e tetë viteve 2005-2013, në masën 90%, gjer në 100% është vjedhur, vjedhur dhe vetëm vjedhur. Janë ndërtuar në 12 vite të marra së bashku, nga 11.000 km rrugë, as 1.000 km rrugë dhe që të gjitha, siç e shihni, shemben sikur të ishin kartoni njëra pas tjetrës.
Janë ndërtuar me çmime të dhjetëfishta, janë ndërtuar me çmime të tetëfishta, të 15-fishta, krahasuar me çmimet në Greqi, në Kroaci, apo në vende të tjera. Pra, proporcionet e vjedhjes së buxhetit dhe pasurive publike kanë kufij vetëm qiellin. Dhe këto që flasim janë thjesht paratë e buxhetit, por shumë herë më tepër janë pasuritë publike.
Ka rrëmbyer portin, portin e Durrësit, të paktën e aferë 4 miliardë euro dhe ka gjobitur me të paktën 1 miliardë euro taksapaguesit shqiptarë për ndërtimin e portit të ri. Krenari e madhe AKSHI, thoshte ai. Shikoni se çfarë ndodh tek AKSHI. Në AKSH, kunati i tij, me emra të ndryshëm, ka marrë dhe ka përfituar me kontrata sekrete qindra tendera, ndër të cilat me fitim 98%. Si 98%?
Në mënyrë absolute, pa asnjë blerje, pa asnjë shitje, përveçse transferim paresh nga buxheti i shtetit në kontën bankare të kompanisë së tij. Dhe dy-tre rroga të paguara në atë kompani. Nuk ka ndodhur vjedhje kurrë në botë”, tha ai.
Fraksion.com

