“Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit”, Berisha: Ergys Agasi ka eksportuar të dhënat e sigurisë te bandat dhe armiqtë e NATO-s
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion masiv dhe keqpërdorim të fondeve publike. Ai deklaroi se nga 67 miliardë euro që qytetarët kanë paguar në formë taksash, një shumicë, midis 90% dhe 100%, është përvetësuar.
Berisha denoncoi gjithashtu keqmenaxhimin e investimeve publike, duke përmendur rrugët e ndërtuara në 12 vitet e fundit, të cilat sipas tij, janë ndërtuar me çmime disa herë më të larta se standardet ndërkombëtare dhe shpesh prishen menjëherë pas ndërtimit.
“Krenari e madhe AKSHI thoshte Edi Rama. Shikoni çfarë ndodh te AKSHI. Te AKSHI baxhanaku i Ramës ka marrë e fituar me kontratat sekrete qindra tendera, ndër të cilët me fitim 98%. Si bëhet kjo? Në mënyrë absolute pa asnjë blerje apo shitje, përvecsse transferim parash nga buxheti i shtetit në llogarinë bankare të kompanisë së tij që paguante vetëm dy paga. Ky del dhe thotë që ka respekt për Lindën e AKSHI-t, por ajo është Linda e Surrelit. Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit sepse ishte kunati i bashkëshortes së Edi Ramës ai që plaçkiste qindra miliona euro nga paratë publike përmes AKSHI-t. AKSHI merrte peng me urdhër të kunatit biznesmenë që guxonin të paraqisnin oferta për tendera në AKSHI, kur ky i fundit kontrollohej nga një bandit dhe mafioz që quhet Ergys Agasi që merrej me vrasje, kontrollin digjital elektronik, të dhënat e cdo shqiptari dhe eksportonte të dhënat më sekrete në duart e organizatave kriminale dhe armiqve të NATO dhe Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
Fraksion.com

