I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës, zbardhen detajet e reja
Detaje të reja dalin nga aksidenti te ura e Dajlanit ku mbeti e vdekur një 18-vjeçare,
Mësohet se viktimë mbeti Vikena Greku, pasagjere, ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj. Ky i fundit ka qenë i pirë dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës, raporton korrespondentja Vali Qyrfyçi për top channel.
Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç.
Kujtojmë se automjeti i tipit ‘BMW X5’ ka qenë me shpejtësi të lartë, çka dyshohet se ka sjellë rënien e makinës nga ura e Dajlanit.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 18-vjeçarja, ndërsa drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari nga Fieri, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Sipas policisë vendore, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç.
Në mbikalimin e Urës së Dajlanit, së fundmi po kryhen punime riparuese.
Dyshohet se shpejtësia në lëvizje dhe një manovër e gabuar për të shmangur situatën në rrugë e kanë nxjerrë mjetin jashtë saj dhe ka përfunduar poshtë mbikalimit.
Fraksion.com

