AktualitetTë fundit

“Transferohet bota e krimit” – Ja burgu ku shkojnë Orges Molla dhe emra të tjerë “VIP” të rrezikshëm

Lul Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela janë mes 15 të burgosurve me rrezikshmëri të lartë që u transferuan në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 2026 nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta. Kolona mbërriti në Peqin rreth orës 00:15, ndërsa operacioni u mbajt në fshehtësi të plotë.

Vendimi për zhvendosjen e eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit erdhi pas arratisjes së Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, ngjarje që nxiti një riorganizim urgjent të sistemit penitenciar. Burgu i Durrësit, i njohur edhe si “burgu i VIP-ave”, u vu në fokus për shkak të kushteve dhe nivelit të sigurisë.

Sipas burimeve, 206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin, i pajisur me seksione të posaçme të sigurisë së lartë.

Operacioni konsiderohet një sinjal i fortë i shtetit për forcimin e kontrollit dhe rritjen e sigurisë në burgje, ku tashmë po përqendrohen elementët më të rrezikshëm të kriminalitetit./BW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com