AktualitetNATO/BETë fundit

Takimi për Grënlandën përfundon pa marrëveshje

Ministri i Jashtëm danez Rasmussen u shpreh për “mosmarrëveshje themelore” pas takimit për Grënlandën me Zëvendëspresidentin amerikan Vance dhe Sekretarin Amerikan të Shtetit Rubio.

Ministrja e Jashtme e Groenlandës Vivian Motzfeldt me dosje të kuqe në dorë
Ministrja e Jashtme e Groenlandës Vivian Motzfeldt shkoi në Uashington pas deklaratave publike lidhur me sigurinë e Grënlandës dhe të ArktikutFotografi: Mads Claus Rasmussen/Ritzau Scanpix/IMAGO

Trump i palëkundur në qëndrimin e tij

Presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte bërë të qartë para takimit njëorësh, i cili u zhvillua në një ndërtesë qeveritare amerikane pranë Shtëpisë së Bardhë, se nuk do të lëvizte asnjë centimetër nga pretendimi i tij territorial. Çdo gjë tjetër përveç Grënlandës në duart e Shteteve të Bashkuara është “e papranueshme”, shkroi Trump në platformën e tij online TruthSocial.

Fotomontazh Trumpi  majtas, Grënlanda djathtas
Trump: Çdo gjë tjetër përveç Grënlandës në duart e Shteteve të Bashkuara është e papranueshmeFotografi: Federico Parra/Odd Andersen/AFP

Grup pune për gjetjen e një rruge të përbashkët

Rasmussen tha se ai dhe Ministrja e Jashtme e Grënlandës Vivian Motzfeldt shkruan në Uashington pas “një serie, si të them, deklaratash të jashtëzakonshme publike lidhur me sigurinë e Grënlandës dhe të Arktikut”.

“Qëllimi ynë ishte të gjenim një rrugë të përbashkët për ta rritur këtë siguri”. Në bisedimet me Zëvendëspresidentin amerikan Vance dhe Sekretarin Amerikan të Ahtetit Rubio u ra dakord të formohet një grup pune i nivelit të lartë për të përcaktuar, nëse mund të gjendet një rrugë e përbashkët që do të respektonte si interesat e sigurisë së SHBA-së ashtu edhe vijat e kuqe të Mbretërisë së Danimarkës, tha Rasmussen. Ky grup pune pritet të takohet për herë të parë brenda disa javësh./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com