Mungoi në seancën për dosjen “Plumbi i artë”, Drejtoria e Burgjeve: Altin Ndoci u arratis, po e kërkon policia!
E gjithë vëmendja e Drejtorisë së Burgjeve dhe Policisë së Shtetit është tek arratisja e Altin Ndocit, një personazh i botës së errët të krimit, i cili arriti që t’i shpëtonte sigurisë dhe të largohej nga spitali i Durrësit.
“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e DPB.
Fraksion.com

