AktualitetPolitikëTë fundit

Bilanci me OKB, Balluku: Mbetemi të angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin që konsolidon institucionet demokratike

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv për kuadrin e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe Kombeve të Bashkuara.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bëri me dije në një postim në rrjetet sociale se në këtë takim u vlerësua përmbushja e kornizës së bashkëpunimit 2022-2026 dhe rezultatet e arritura deri tani.

“Ndërsa hyjmë në vitin përmbyllës të programit aktual dhe nis përgatitja për kornizën e re 2027–2031, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara një bashkëpunim që fuqizon kapitalin njerëzor, nxit rritjen e qëndrueshme dhe konsolidon institucionet demokratike”, tha Balluku.

Balluku bwn me dije se qeveria e Shqipërisë dhe partnerët e OKB-së do të vijojnë punën e përbashkët “drejt një Shqipërie më moderne, më të fortë dhe më afër Bashkimit Europian”.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com