AktualitetPolitikëTë fundit

Kush e financoi Kuvendin e dhjetorit 2021? Berisha: Është politik, Basha i dha Escobarit listën me biznese që sponsorizuan

Kreu i PD Sali Berisha është pyetur për financimet për Kuvendi e dhjetorit të 2021. Ai theksoi se të gjitha janë deklaruara. Ndërsa për hetimin pasuror ndaj tij, Berisha theksoi se nuk ka asnjë kundërshtim dhe se është mbyllur.

Berisha e ka quajtur një hetim të mirëfilltë politik.  “Hetimi pasuror i Berishës dhe fëmijëve të tij është bërë dhe dërguar në gjykatë”, kështu u shpreh ai.

Pjesë nga deklarata:

Kush e financoi Kuvendin e 11 dhjetorit?

“Fakti që aty nuk kanë çfarë hetojnë por duan ta lidhin. Hetimi pasuror i Sali Berishës për 32 vite. Jam i vetmi politikan i hetuar me hollësi brenda dhe jashtë vendit për të gjitha. Por unë do tu thoja gazetarëve të mos i lejojnë vetes të keqpërdoren nga delinkuntë në institucionin e SPAK, skap-i. Pra çdolloj hetimi që të ndërmarrë nuk kam asnjë vërejtje.

Është deklaruar çdo gjë dhe çdo financim i çdo personi. Nuk ka asgjë të fshehur. Personat që kanë financuar e kanë deklaruar atë. Pra e dinë që këta kanë deklaruar.

Sa ka kushtuar fatura?

Asnjë shifër nuk kam parasysh, por di që në atë kohë Lulzim Basha i dha Escobar dhe Yuri Kim një listë të bizneseve që po sponsorizojnë Berishën dhe ata nisën të thërrasin biznesmenë që nuk më kishin dhënë kurrë një qindarkë. Ai çmim i stadiumit është publik. Federata Shqiptare e Futbollit është ent publik dhe ne kemi deklaruar çdo gjë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com