Fotografonin bravat e dyerve të banesave, më pas i vidhnin, pranga 3 ‘skifterëve’ në Tiranë
Tre persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për vjedhjen e disa banesave. Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë/Finalizohet nga komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, operacioni i koduar “Strategjia”. Goditet një grup kriminal që kryente vjedhje në banesa. Arrestohen 3 pjesëtarët e grupit. Të tre, të dënuar më parë, për të njëjtin krim.
Zbardhen 3 vjedhje të kryera nga ky grup, gjatë muajit janar. Njëra prej vjedhjeve u krye dje, ndërsa në njërën prej banesave, u vodhën 14 000 euro dhe sende me vlerë.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com

