AktualitetTë fundit

Dalin pamjet kur Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit, polici me armë në dorë e ndjek nga pas! (Video)

Tashmë është bërë publike videoja ku Altin Ndoci arratiset nga spitali i Durrësit dhe largohet me shpejtësi nga parkimi. Videoja tregon Ndocin teksa ikën me vrap, ndërsa një efektiv policie përpiqet ta ndjekë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të së martës, kur Altin Ndoci ishte shoqëruar së bashku me një të dënuar tjetër nga dy efektivë policie në pavionin e infektivit. Në pritje të vizitës mjekësore, ai ka kërkuar të shkojë në tualet dhe, sapo doli, ka goditur në befasi efektivin që e ruante, duke përfituar nga momenti për t’u larguar me shpejtësi. Në parking, e priste një automjet tip Audi i zi, me të cilin Ndoci u largua.

Efektivi që e ndoqi Ndocin në arratinë e tij ka qëlluar me armën e tij të shërbimit në tokë dhe plumbi ka bërë rikoshet. Predha e tij përfundoi në shkallët e Infektivit, ndërsa gëzhoja e tij nuk është gjetur ende.

Hetimet paraprake kanë treguar se gjatë shoqërimit nuk janë respektuar protokollet e sigurta të policisë së burgjeve, sidomos për numrin e efektivëve që duhet të shoqërojnë personat e paraburgosur apo të dënuar gjatë vizitave mjekësore.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com