AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Mln euro borxh nga ujësjellësi i Durrësit. Kanë ndërhyrë në fatura

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur këtë të mërkurë një konferecë për mediat, ka denoncuar skandalet e radhës të qeverisë Rama.

Gjatë fjalës së tij Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa shton se kur kryeministri vjedh atëherë korrupsioni kthehet në sistem.

“Për të hyrë në “Durana” kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, Aksesi në tendera ndahet sipas shkallës së pagesës. Anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin. Mes tyre ka kompani që përlajnë me tendera të mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera. Kategoria silver Janë të turpshme, janë gjobëvënie. Kur kryeministri vjedh korrupsioni shndërrohet në sistem. Kush është “kreateks” dhe kush fshihet pas saj. Një profil, kreatex është bërthama operacionale e monopolit të ri teknologjik në Shqipëri. Kompania kontrollohet në aparenc nga Ermal Beqiri, në të vërtetë nga Armand Frangu, Linda e AKSHI-t dhe Surrelit. Ermal Beqiri është edhe drejtues i shoqatës a.c.t.i. Skandali qëndron në faktin se pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim dyshohet se vijon të përfundojë miliona euro sepse Armand Frangu është i lirë. Lidhja politike është Ergys Agasi”, tha ai.

Një tjetër çështjen që Berisha denoncon është rasti i ujësjellës kanalizimeve në Durrës
“Mekanizmi i tenderëve, rasti i ujësjellës kanalizimeve të Durrësit dhe AKSHI. Skema e fituesit të vetëm dhe skualifikimet. Skandali me ujësjellësin e Durrësit, këta fusin duart në fatura, vjedhin, rrisin tarifa. Sipas dëshmie, sistemi i defektve kreatex, instaloi një aplikacion financiar që shfaqi probleme serioze. Pra vidh këta paguar qytetarët. Dyfishoja çmimin e ujit qytetarëve, këta hajdutë ndryshojnë çmimin e ujit në faturë . ka pasur akses në servera e ujësjellës kanalizimeve në Durrës, duke bërë ndërhyrje. Kanë marrë në drejtim të gjithë fondet”, thotë Berisha.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com