AktualitetTë fundit

Sulm me armë zjarri në një lokal në Deçan, plagosen tre persona, vihet në pranga autori

Tre persona u plagosën në orët e para të së martës në një lokal në Deçan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:15 në rrugën “Luan Haradinaj”, ku sipas Policisë, u raportuan të shtëna me armë.

Policia arriti spejt në vendngjarje dhe të plagosurit u dërguan me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.

Personi i dyshuar u arrestua në vendin e ngjarjes, ku iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë, një karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja.

Ende nuk ka detaje se çfarë e shtyu autorin të ndërmerrte këtë akt.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com