“Java e Qëndrueshmërisë”, Rama nga Abu Dhabi: I mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar projektet e përbashkëta!
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në “Javën e Qëndrueshmërisë “Abu Dhabi Sustainability Week 2026” (ADSW).
“Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë është shoqëruar edhe nga disa ministra e kryetarë bashkish.
Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.
Fraksion.com

