AktualitetTë fundit

“I bëra ‘like’ dhe i komentova ‘bravo ke ecur në jetë’”- E dhunoi vëllai i vajzës, 46-vjeçari: Më rrahu për vdekje, rashë pa ndjenja në tokë

Altin Meçaj, 46-vjeçari që u dhunua nga një efektiv policie me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” të Evis Ahmetit, 46-vjeçari thotë se i kishte bërë një koment komplimentues motrës së efektivit, familjen e të cilit e njihte pasi janë nga i njëjti fshat.

Ai thotë se nuk kishte asnjë qëllim dashakeqës, por thjesht një kompliment për arritjet e saj.

“Unë u ktheva për festat e fundvitit 19-20 dhjetor dhe do qëndroja edhe këtë javë se në Gjermani është kohe e keqe.

Jam i divorcuar prej 8 vitesh dhe kam tre fëmijë të rritur dhe në këtë drejtim sesi erdhën gjërat në këtë ngjarje, pavarësisht se unë i kam bërë ‘like’ ajo është një goce fshati. Unë nuk besoj se kam bërë një gabim që të përfundoj këtu.

Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar dhe ka familje të mrekullueshme. Ajo ka hapur një faqe të saj dhe unë aty kam bërë disa pëlqime dhe një koment, me idenë që bravo ke ecur shumë në jetë.

Unë as e kam takuar këtë gocën po bën vite, thjesht e njoh. Unë nuk e kuptoj si arritën deri këtu dhe mori guximin vëllai i saj që të më rrahë për vdekje.

Mesa di unë ajo është e martuar dhe ndodhet në Itali, unë në Gjermani dhe s’kemi lidhje. Nuk kam pasur as lidhje dhe as ngacmime, nuk më kanë shkuar në mend”, u shpreh 46-vjeçari për emisionin “Me Zemër të Hapur”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com