“Dorëzimi i stafetës”, Berisha përballet me pyetjet e demokratit në Lezhë: Nuk do ia lë partinë as djalit e as vajzës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me mbështetësit demokratë në Lezhë, ku përveç fjalës së tij, është përballur edhe me pyetje dhe kritika të drejtpërdrejta nga pjesëmarrësit.
Në përgjigje, Berisha pranoi kritikën dhe u shpreh se ajo do të merret parasysh. Ai garantoi se Partia Demokratike do të angazhohet për një dialog më intensiv me bazën, si përmes deputetëve ashtu edhe përmes drejtuesve të partisë. Berisha theksoi se shkëputja ka ardhur edhe si pasojë e një periudhe të ngarkuar përballjeje politike me qeverinë, ku fokusi kryesor ka qenë mbrojtja e votës.
Një tjetër pyetje e drejtpërdrejtë kishte të bënte me çështjen e lidershipit dhe dorëzimin e stafetës. Demokrati shprehu dyshimin nëse Berisha heziton të largohet nga drejtimi i PD-së për shkak të frikës se partia mund të përfundojë sërish në “duar të gabuara”.

