AktualitetPolitikëTë fundit

VanHorn takon kryetaren e “Kushtetueses”: Mbështetje për të çuar përpara prioritetet e Trump

Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, përgëzoi sot kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji.

Përmes një njoftimi për mediet, ambasada amerikane thekson se gjatë takimit VanHorn “diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane”.

Sipas ambasadës amerikane “Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”.

Fiona Papajorgji u zgjodh në dhjetor të vitit të kaluar, kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.

Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, ndërsa Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com