AktualitetTë fundit

Kuotat e lumenjve nën kontroll, 945 hektarë tokë bujqësore me prani uji në Shkodër

Bashkia e Shkodrës njoftoi sot se situata hidrologjike paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre.

Sipas bashkisë Shkodër, sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 945 hektarë, e shpërndarë sipas njësive administrative Dajç rreth 120 hektarë, Velipojë rreth 195 hektarë, Ana e Malit rreth 600 hektarë dhe Bërdicë 30 hektarë.

Sipas bashkisë, prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në oborre, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë, është i bllokuar kalimi me mjete për shkak të rritjes së nivelit të ujit në rrugë.

Bashkia Shkodër bën me dije se situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.64 metra. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.70 metra, rreth 0.50 metra nën kuotën kritike (9.50 metra). Në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 7.70 metra, rreth 2.30 metra nën kuotën kritike (10.00 metra).

Hidrovoret po punojnë në kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje, duke mbajtur nivelet e ujit në kuota të sigurta. Furnizimi me energji elektrike është normal. Argjinaturat, kanalet kulluese dhe shkarkuesit e Digës së Rezervuarit të Shkodrës nuk paraqesin problematika apo rrezik për përmbytje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com