Reshje bore deri në 60 cm në zonat malore në Librazhd
Reshjet e dendura të dëborës kanë përfshirë zonat malore të Librazhd, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe në jetën e përditshme të banorëve.
Kryetari i Bashkisë Librazhd, Maringlen Disha, bëri të ditur se në disa zona trashësia e dëborës ka arritur deri në 60 centimetra.
Sipas tij, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, strukturat vendore janë në terren për përballimin e situatës.
“Ekipet e Bashkisë Librazhd dhe të Emergjencave Civile ndodhen në terren gjatë gjithë kohës, duke punuar për mbajtjen e rrugëve të hapura dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve që kanë nevojë”, tha ai.
Disha u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të lëvizin vetëm kur është e domosdoshme dhe të respektojnë udhëzimet e dhëna nga strukturat përgjegjëse.
Në rast nevoje, qytetarët mund të kontaktojnë numrat e emergjencës 129, 128 dhe 112.
Fraksion.com

