AktualitetTë fundit

Nëna i braktisi, merren nën mbrojtje tre fëmijët në Durrës

Një denoncim i bërë pasditen e sotme dhe i shpërndarë edhe në rrjetet sociale ka vënë në lëvizje Policinë e Durrësit, pas dyshimeve se tre fëmijë të mitur ishin lënë pa kujdes në banesën ku jetonin.

Rasti u referua menjëherë në Prokurori, duke nisur dhe procedim penal për veprën e “keqtrajtimit të të miturve” ndaj nënës së tyre Blerina Basha. Sipas burimeve policore, fëmijët e mitur nuk janë dërguar në shkollë prej disa javësh dhe janë të kequshqyer për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalon nëna e tyre. Basha është nënë e divorcuar dhe aktualisht pa punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë nisur procedimin penal ndaj shtetases Blerina Basha, 33 vjeçe, pas kallëzimit të bërë rreth orës 17:20 nga shtetasja D. V., e cila ka deklaruar se ish-nusja e djalit të saj kishte lënë vetëm tre fëmijët e mitur në pallatin ku banonte.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com