Kthehet te vendi ku u dhunua, flet Elton Tozaj: Kujtova se vdiq, shoferi vuri kapuç
Gazetari i showbiz Elton Tozaj, ka thyer heshtjen duke rrëfyer ekskluzivisht shkaqet e dhunës ndaj tij në dhjetor të vitit të kaluar.
Gazetari ka deklaruar në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, se dhuna ndaj tij lidhet drejtpërdrejt me punën e tij investigative.
“Misioni i gazetarit është të thotë të vërtetën, unë bëj showbizin, në dukje e lehtë. Por showbiz në Shqipëri është çdo gjë.
Çdo gjë që unë bëj e ka një qëllim. Shpresoj shumë që ata që përdorin showbiz për tu pasuruar, të hetohen.
Kam zbuluar se kush më ka ndihmuar. Është një djalë i ri 21 vjec, çdo biznes më ka përzënë dhe smë ka dhënë ndihmën e parë. Shumica e hoteleve është e mbushur me kokainë për personat e showbiz që i frekuentojnë”, tha Elton Tozaj, gjatë intervistës së tij dhënë autores Evis Ahmeti.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor 2025, rreth orës 19:45 të mbrëmjes, kur gazetari Elton Tozaj u dhunua brutalisht, deri në humbje ndjenjash, dhe u hodh në rrugë pa ndihmë, duke u lënë për vdekje.
Pas kalimit të fazës më kritike shëndetësore, ai ka zgjedhur të flasë publikisht për herë të parë, duke deklaruar se do të dalë përpara opinionit publik me prova dhe fakte konkrete, duke nxjerrë në skenë emra të njohur të botës së showbizit dhe politikës, të cilët, sipas tij, lidhen me çështjen që çoi në dhunimin e tij.
Rasti i dhunës ndaj gazetarit rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun serioz me të cilin përballen gazetarët në ushtrimin e detyrës, si dhe nevojën urgjente për drejtësi dhe përgjegjësi për çdo akt që synon të heshtë fjalën e lirë.
Fraksion.com

