Zjarri te tregu i “5 Majit”, Blushi: Nëse ka qenë i qëllimshëm për të ndërtuar kulla, do të padis Edi Ramën si zjarrvënës
Ai kritikoi ashpër atë që e quajti “show propagandistik” të Ministres së Brendshme dhe mungesën e shpjegimeve nga Bashkia e Tiranës për mosfunksionimin e infrastrukturës së nevojshme, veçanërisht furnizimin me ujë për mjetet zjarrfikëse. Blushi theksoi se forcat në terren ishin të pakoordinuara, duke përmendur edhe raste ku është hedhur ujë në objekte të pabanuara, ndërkohë që bizneset digjeshin.
Në përfundim, Blushi paralajmëroi kallëzim penal në rast se në këtë zonë do të jepet leje ndërtimi, duke theksuar se përgjegjësinë direkte e mban Kryeministri Edi Rama, si autoriteti që sipas tij miraton lejet e ndërtimit. Ai deklaroi se askush nuk duhet të përfitojë mbi sakrificat dhe pasurinë e sipërmarrësve të vegjël, të cilët kanë respektuar detyrimet ndaj shtetit.
Fraksion.com

