Mbi 100 magazina në kapanonet e djegura – Bilanci i rëndë pas zjarrit te “5 Maji”. Flakët nisën nga kabujt elektrikë
Dy kapanonet e djegura A dhe B në tregun e rrobave në zonën e “5 Majit” në Tiranë raportohet se kanë më shumë se 100 magazina, me një hapësirë totale rreth 10 mijë metra katrorë
Zjarri dyshohet se është shfaqur nga një nga kabujt elektrikë diku në mesin e kapanonit.
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë se flakët kanë nisur në ambientet e brendshme të magazinave dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë hapësirën.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen të jenë shkaktuar prej elektricitetit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa për shkak të sasisë së madhe të materialeve lehtësisht të djegshme, flakët janë përhapur me intensitet të lartë, duke e bërë të vështirë vënien e tyre nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Pas shumë orësh ndërhyrjeje, zjarri u vu nën kontroll, por ende nuk është shuar plotësisht. Herë pas here janë konstatuar riaktivizime të vatrave të zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve.
Fraksion.com

