AktualitetTë fundit

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ushtruar sot disa kontrolle në kuadër të hetimeve ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se kontrollet janë bërë në banesën dhe zyrën e Arbër Abazit, i cili ka edhe lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së zv/kryeministres.

Kontrollet kryesisht lidhen me procedurat e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në dosjen e Ballukut për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë. Nga hetimi rezulton se për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, fitues është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë ‘Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

‘Alko-Impex General Construction’ është degë e kompanisë me të njëjtin emër e regjistruar në Kosovë dhe që zotërohet nga shtetasi kosovar Imer Ademi. Subjekt që kontrollon edhe shoqërinë koncesionare ‘Kukur Hydro Energy’, me administrator Arbër Abazin.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com