AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha i ftoi në tryezë, Lëvizja Bashkë e refuzon: Jeni qelbësira…Ne jemi ndryshe

Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi  ka refuzuar hapur ftesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u ulur në një tryezë opozitare të premten, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PD-në, tani dhe në të ardhmen.

Muçi theksoi se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë njësoj fajtore për ndërtimin e një sistemi oligarkiko-politik gjatë 35 viteve të fundit.

“Me Partinë Demokratike sigurisht që s’ka për të pasur asnjë lloj bashkëpunimi as në të ardhmen. Këtë e ka shprehur qartë edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë, për arsyen e thjeshtë se ne praktikisht e konsiderojmë Partinë Socialiste njësoj fajtore si Partia Demokratike në ngritjen e këtij sistemi oligarkiko-politik që është ngritur në këto 35 vjet”.

“Me Partinë Demokratike sigurisht që s’ka për të pasur asnjë lloj bashkëpunimi as në të ardhmen. Këtë e ka shprehur qartë edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë, për arsyen e thjeshtë se ne praktikisht e konsiderojmë Partinë Socialiste njësoj fajtore si Partia Demokratike në ngritjen e këtij sistemi oligarkiko-politik që është ngritur në këto 35 vjet.

Në këto dekada pluralizmi politik ka pasur një tendencë si të thuash për ta kanalizuar çdo oponencë tek hullia PS-PD dhe në ato pak raste kur ka pasur marrëveshje mes partish kanë qenë marrëveshje famëkeqe si është ky bashkimi i qelbësirave bashkë qoftë si të thuash Berisha me Metën, qoftë Rama me Metën më pas që i kanë sjellë vetëm të këqija vendit”, tha Muçi.

Ai theksoi se Lëvizja Bashkë është një subjekt politik ndryshe, i ndërtuar, sipas tij, mbi vullnetin e qytetarëve dhe me një qasje të qartë antisistem të ngritur në këto dekada.

“Besoj se për herë të parë në vitet e fundit në politikën shqiptare është një subjekt politik si Lëvizja Bashkë, e cila nuk është si të thuash nuk ka dalë nga një prej dy partive kryesore të vendit. Është një subjekt i ngritur nga vullneti i popullit dhe nga një qasje e qartë dhe koherente që është antisistemore e një sistemi të ngritur në 35 vjet shtet”.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com