AktualitetPolitikëTë fundit

Balluku u rishfaq në publik nga Novosela, Berisha: Nuk ka tallje më të madhe që Lubia t’u qajë hallet banorëve të përmbytur

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi daljen publike të Belinda Ballukut nga Novosela ditën e djeshme, ndërsa është marrë e pandehur nga SPAK.

Nga takimi me aleatët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, kryedemokrati theksoi se qeveria u tall duke dërguar zëvendës kryeministren dhe ministren e pandehur duke bërë show në Novoselë dhe duke iu qarë hallet banorëve që janë të prekur nga përmbytjet, ndërkohë që ajo po përballet me akuza nga drejtësia për abuzim me fondet publike.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqje e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke akuzuar mazhorancën se po pengon drejtësinë.

Sipas tij, gjatë kohës kur qeveriste PD “çdo kërkesë, në mënyrë absolute, e paraqitur nga prokuroria, pavarësisht nga konsideratat politike për atë prokurore, është zbatuar pa asnjë lloj komenti.

“Përkundrazi, çdo ministër që u kërkua nga prokuroria të hetohet, ka dorëzuar vetë imunitetin. Ja ku është Fatmir Mediu, imunitetin dhe dorëheqjen. Ai tjetri, Lulzim Basha, dy herë imunitetin.

“Ilir Meta, pa e thirrur vetë ata, më erdhi në zyrë, tha unë tani do të jap dorëheqjen, kjo është shpifje që kanë bërë, është një manipulim i shiritit. Por unë nuk do shkoj atje si zëvendëskryeministër, por do shkoj si qytetar i thjeshtë. Ky është kodi i njeriut me integritet që nuk do të rëndojë dhe që nuk ka frikë nga asgjë”, tha Berisha.

Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama “po përdor drejtësinë, segmente të drejtësisë për të bllokuar drejtësinë. Është një lloj grushti shteti që bën”.

Berisha u ndal dhe tek përmbytjet. Sipas tij “dy hidrovorët e Durrësit, ai i Hamallës pa asnjë pompë në funksion, të vjedhura pompat dhe motorët e pompave. Kanë vënë pompa nafte me 30 litra ujë. Durrësi është përmbytur në mënyrë apokaliptike”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com