AktualitetPolitikëTë fundit

Alarmon sipërmarrësi: Mafia është shtrirë edhe në sektorin e ushqimoreve! Po u japin qytetarëve vdekjen e ngadaltë! Importojnë oriz sintetik, pula me salmonelë…

Sipërmarrësi Nikollaq Neranxi, i ftuar në tryezën e PD me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, ka ngritur alarmin mbi ndërhyrjen e mafies në sektorin ushqimor në vend.

 

Ai theksoi se kur mafia investon në këtë sektor, ulen të gjitha standardet  e sigurisë ushqimore dhe askush nuk guxon kush t’i kërkoj llogari ndërkohë që po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë.

“A guxon kush t’i kërkoj llogari atyre që sjellin ushqime të skeduara, oriz sintetik, pula me salmonelë, peshk me parazitë apo produkte me substanca kancerogjene. Këta tregtarë droge që kanë investuar në sektorin ushqimor, po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë dhe sëmundjet e sigurta”, tha biznesmeni.

Po ashtu ai deklaroi se sipërmarrës të ndryshëm kërcënohen edhe me jetë nga personazhe të krimit dhe të lidhur me pushtetin për të bashkëpunuar me ta dhe jo me partnerët që kanë pasur prej vitesh.

“Pak muaj më parë arritën të terrorizonin një nga furnitorët tanë, kishim një bashkëpunim prej 15 vitesh. Më thotë: “vëlla të lutem, nuk mund të bashkëpunojmë më bashkë, më kanë ofruar para që ta heq përfaqësinë tuaj, pasi u thash jo, më kërcënuan. Kam fëmijë për të rritur, do ndërpresim bashkëpunimin”. Dhe ky nuk është një rast i izoluar, ka plot biznese të cilat janë të kërcënuar, të shanatazhuar, disa kanë falimentuar duke zgjedhur të ikin në heshtje”, deklaroi ai.

Nikollaq Neranxi: Më vjen mirë që më bëtë pjesë të kësaj tryeze dhe për mundësinë që më dhatë për të folur për problemet e biznesit. Për të mos përsëritur të njëjtat probleme të biznesit me taksa të larta dhe vështirësi nga më absurdet, sot kam zgjedhur të fokusohem në një problematikë që e njoh mirë për shkak të aktivitetet tim. Të gjithë e dimë që investimi i parave të mafies është në sektorin e ndërtimit, por në fakt mafia sot në Shqipëri ka kapur dhe një sektorë tjetër jetik, atë të ushqimit. Më pak i ekspozuar në krahasim me sektorin e ndërtimit.

Po çfarë po rrezikojmë me kapjen e sektorit ushqimor nga krimi? Për sa i përket konsumatorëve, kur mafia investon në këtë sektor, ulen të gjitha standardet  e sigurisë ushqimore, si mendoni ju, a guxon kush t’i kërkoj llogari atyre që sjellin ushqime të skeduara, oriz sintetik, pula me salmonelë, peshk me parazitë apo produkte me substanca kancerogjene. Këta tregtarë droge që kanë investuar në sektorin ushqimor, po i shesin konsumatorëve vdekjen e ngadaltë dhe sëmundjet e sigurta.

Asnjë doganier, punonjës të tatim-taksave, specialistë të bujqësisë, apo AKU-je, nuk guxon t’u afrohet. Edhe kur ka lajme për ushqime të rrezikshme, ato vijnë nga institucione te huaja, asnjëherë nga kontrollet tona dhe gjithmonë pasi është konsumuar e gjithë sasia nga shqiptarët. Problemi i dytë i futjes së mafies në sektorin ushqimor ka të bëjë me shkatërrimin e konkurrencës së lirë dhe nxjerrjes nga tregu i bizneseve ekzistuese, që kanë të gjithë ekspertizën e duhur për të operuar në këtë sektorë.

Nuk dua të më paragjykojnë, por dua të tregojë problemet që ka biznesi Neranxi. Janë akoma në këmbë vetëm  se ky regjim i gjeti me themele të forta dhe me një këmbëngulje të madhe nga ne për të punuar fortë. Aktivitetit ynë është kthyer sikur çdo ditë shkojmë në luftë dhe jo në punë. Mafia e ushqimeve ka nxjerrë gangsterët e saj që terrorizojnë klientët tanë. Ka pronarë pastiçerish, restorantesh apo hotelesh që na pohojnë këtë gjë, e thonë hapur: “Jemi të kërcënuar, duhet të blejmë tek ata sepse na shkatërrojnë biznesin, sepse janë të lidhur me pushtetin”.

Pak muaj më parë arritën të terrorizonin një nga furnitorët tanë, kishim një bashkëpunim prej 15 vitesh. Më thotë: “vëlla të lutem, nuk mund të bashkëpunojmë më bashkë, më kanë ofruar para që ta heq përfaqësinë tuaj, pasi u thash jo, më kërcënuan. Kam fëmijë për të rritur, do ndërpresim bashkëpunimin”. Dhe ky nuk është një rast i izoluar, ka plot biznese të cilat janë të kërcënuar, të shanatazhuar, disa kanë falimentuar duke zgjedhur të ikin në heshtje.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com