AktualitetPolitikëTë fundit

Shehaj, Lapaj dhe Qori refuzojnë tryezën e PD? Berisha: Mund të ndryshojnë mendim deri nesër, dera është e hapur

Kreu i PD Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës së sotme në lidhje me refuzimin e bërë nga partitë e reja si Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë, kundrejt tryezës së propozuar nga ana e tij ditën e nesërme.

Ai u shpreh se nuk mund të paragjykojë pa u mbledhur tryeza e nesërme, ndërsa la të hapur mundësinë se ata mund të ndryshojnë mendim.

Berisha theksoi se dera është e hapur për të gjithë ata që e ndjejnë veten opozitarë, ndërsa qëllimi sipas tij është një front sa më i gjerë kundër qeverisë.

Berisha, tha se tryeza “Zgjidhja për Shqipërinë” e aleatëve të Partisë Demokratike, e cila do të marrë vendimet për ecurinë e mëtejshme të protestave, është e hapur për të gjitha partitë opozitare, “dera është e hapur, tryeza është e hapur dhe të gjithë ata që e ndjenjë veten opozitar, janë të mirëpritur”, pavarësisht refuzimeve apo rezervave të shprehura nga disa subjekte të reja politike.

“Kjo ka vetëm këtë qëllim, një front sa më të gjerë për përmbysjen e kësaj qeverie”, tha Berisha.

Ditën e premte, opozita ka thirrur tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër qeverisë dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet për largimin Kryeministrit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com