Rëndohet situata në Novoselë, rrezik për banorët dhe pronat. Strukturat në gatishmëri për evakuimin
Situata në njësinë administrative Novoselë po rëndohet, si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, duke krijuar rrezik për banorët dhe pronat e zonës.
Bashkia e Vlorës njoftoi sot se në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të emergjencave civile, Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, ka angazhuar të gjitha kapacitetet e nevojshme në terren dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rast nevoje për evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave të duhura për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.
Bashkia u bën thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave në terren dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara, deri në normalizimin e situatës.
Gjithashtu, Bashkia ka vënë në dispozicion të banorëve numrat e kontaktit:
Emergjencat Civile
+355 69 213 9738
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike
+355 69 541 9296
Ujësjellës Kanalizime
+355 69 930 8090
Fraksion.com

