Firma mirëmbajtëse të ndërhyjë urgjentisht! – Reshjet e borës shkaktojnë probleme në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe bien në kanal
Probleme të shumta janë shënuar edhe në Rrugën e Arbrit.
Që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Raportohet gjithashtu për përplasje mes mjeteve, të shkaktuara nga rrëshqitja në borë.
Vështirësi në qarkullim janë konstatuar edhe në segmentin nga Ura e Vashës deri në Peshkopi, si dhe në Tunelit të Qafë-Buallit, ku shumë automjete kanë mbetur të bllokuara nga bora.

