Dimri mbërthen Evropën: Kaos në trafik nga bora dhe ngricat

Bora paralizon qarkullimin e autobusëve në Paris

Edhe në Francë moti ka shkaktuar probleme në qarkullim. Në Paris përkohësisht në të gjithë qytetin u ndërpre shërbimi urban i autobusëve. Edhe në qarkullimin e tramvajeve, metrosë dhe trenave rajonal ka pasur pezullime. Në aeroportet e Parisit u reduktuan fluturimet. Rrallëherë vitet e fundit shtresa e borës ka qendruar kaq gjatë në Paris. Edhe në veri të Francës si në Lille ka pasur vështirësi në qarkullim. Në mbarë vendin në autostrada ka pasur pengesa me rreth 1.650 kilometra gjithsej, sikurse shkruan gazeta Le Parisien. Si pasojë e aksidenteve rrugore në Francë kanë humbur jetën gjithsej pesë vetë.
Stuhia e presionit të ulët “Elli” sjell më shumë borë
Gjermania ditët e ardhshme gjithashtu pritet të ketë mot të trazuar: Pas reshjeve të ditëve të fundit pritet një valë më intensive bore deri të premten. Më pas vala e presionit të ulët do të lëvizë drejt Europës Qendrore duke sjellë borë dhe akull, njofton shërbimi sinoptik i Gjermanisë (DWD). Meteorologët parashikojnë për të premten (09.01.2026) në veri dhe në lindje një valë stuhie me drejtim lindjen. Kjo do të çojë në uljen e temperaturave shoqëruar edhe me reshje bore.

