“Rama më ka ofruar të jem zv/kryeministër”, Lapaj e zbulon: M’u afrua dy herë pas zgjedhjeve!
Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë deklarata të forta në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ku ka folur për zhvillimet politike në vend dhe protestën e tij disa javore përpara Kryeministrisë.
Lapaj zbuloi se i është ofruar një post i lartë qeveritar nga kryeministri Edi Rama, ofertë të cilën ai thotë se e ka refuzuar.
Sipas Lapajt, në datën 30 qershor dhe gjatë javës së dytë të korrikut, kryeministri Rama i ka bërë dy herë ofertë për t’u bashkuar me qeverinë. “Më është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe dy ministri, njëra prej tyre Ministria e Bujqësisë. Këtë nuk e mohojnë dot, le të dalë ta mohojë,” u shpreh ai.
Megjithatë, kreu i “Shqipëria Bëhet” deklaroi se pranimi i një oferte të tillë do të përbënte tradhti ndaj idealeve që përfaqëson. “Nëse do të shkoja atje, do të tradhtoja idealet e mia. Nuk do të mund t’i shihja prindërit e mi në sy,” tha Lapaj, duke shtuar se një vendim i tillë do ta vinte përballë një zhgënjimi personal dhe moral.
Fraksion.com

