Përmbytjet në Kurbin, Gjekmarkaj: Bashkia ka braktisur banorët, shtëpitë janë nën ujë. Kërkojmë dëmshpërblimin e qytetarëve
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar sërish situatën e përmbytjeve në Kurbin. Ai akuzon Bashkinë Kurbin dhe pushtetin qendror për mungesën e masave parandaluese.
Sipas PD-së, përmbytjet kanë prekur mijëra familje, disa prej tyre për herë të dytë brenda pak javësh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe humbje të burimit të jetesës. Opozita kërkon ndërhyrje urgjente dhe dëmshpërblim të plotë për qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore.
Partia Demokratike denoncon neglizhencën e rëndë dhe të pajustifikueshme të Bashkisë Kurbin dhe të pushtetit qendror për mungesën totale të masave parandaluese ndaj përmbytjeve
Si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie, mijëra familje janë përmbytur, ndërsa shumë prej tyre janë goditur dy herë brenda pak javësh, duke humbur banesa, orendi dhe burimin e vetëm të jetesës. Kjo situatë është e patolerueshme dhe përbën një dështim të plotë të institucioneve përgjegjëse.
Partia Demokratike do të vijojë të denoncojë këtë situatë dhe të qëndrojë në krah të qytetarëve të prekur, deri në marrjen e përgjegjësive dhe zgjidhjeve konkrete.
Fraksion.com

