AktualitetTë fundit

Përmbyten pesë banesa në Elbasan, prani uji edhe në disa shtëpi në Belsh

Në Qarkun Elbasan, reshjet e mëngjesit kanë shtuar intensitetin e shiut, duke sjellë prani uji në disa banesa të tjera në bashkinë Belsh, përveç dy rasteve të raportuara më parë, dhe duke krijuar rrezik për disa banesa të tjera.

Në akset rrugore të bashkisë ka pasur inerte në rrugë, të cilat janë pastruar, dhe aktualisht nuk ka probleme në qarkullim.

Në bashkinë Cërrik, në Nj.A Shalës, disa banesa janë në rrezik për shkak të bllokimit dhe prurjes së lartë të ujit në një kanal kullues. Bashkia Cerrik është njoftuar për marrjen e masave të nevojshme.

Në Nj.A Gjergjan dhe në fushën e Muriqanit ka pasur përmbytje të tokave bujqësore si pasojë e bllokimit të kanalit KK3. Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit në Korçë është njoftuar për marrjen e masave.

Institucioni i Prefektit të Qarkut vijon të monitorojë situatën në terren dhe të koordinojë ndërhyrjet emergjente.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com