Durrësi nën ujë, Bylykbashi në zonat e përmbytura: Më shumë se katastrofë, histori e madhe korrupsioni. Politikë me dëmshpërblimet
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka qenë sot pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në Durrës.
“Situata është më shumë se dramatike. Kjo është katastrofë më shumë se natyrore. Është dhe histori e madhe korrupsioni. Janë mbi 30 milionë euro të hedhura për kanalizimet. Shumë familje presin dëmshpërblimet e dy përmbytjeve të para, dhe zuri përmbytja e tretë. Dhe me dëmshpërblimet bëhet politike”, tha Bylykbashi.
Fraksion.com

