Reshjet në Durrës, disa familje të evakuara në Konvaleshencë dhe zonën e Nishtullës
Prej disa orësh, qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut.
Kjo ka shkaktuar problematika në qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve në disa zona të qytetit bregdetar.
Prefekti i qarkut Durrës, Emilian Jani u shpreh sot për ATSH se që prej orës 06:00 të mëngjesit, strukturat e Emergjencave Civile, Policia e Shtetit, grupet e punës të bashkisë Durrës janë në terren për të monitoruar situatën.
Jani tha se një familje është evakuar nga zona e Konvaleshencës, pasi shtëpia e tyre u përmbyt. Sipas Janit, familja është sistemuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Plazhin e Durrësit.
“Kemi edhe dy-tri familje të tjera gati për evakuim në zonën e Nishtullës, pasi edhe aty paraqitet situatë problematike”, tha Jani.
Prefekti i Durrësit shtoi se të gjitha strukturat vendore janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur në kohë çdo emergjence të ardhur nga qytetarët.
Fraksion.com

