Përmbytje, rrëshqitje dherash, pa energji elektrike – Situata në qarkun Lezhë
Qarku Lezhë vazhdon të jetë e përfshirë nga reshje intensive shiu këtë të martë, 6 janar 2026, ku sipas të dhënave të Stacionit Meteorologjik Ushtarak Gjadër, gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë mbi 96 mm shi. Si pasojë, janë regjistruar problematika të ndryshme në disa bashki.
Në Kurbin, reshjet kanë qenë të intensitetit mesatar dhe herë-herë të lartë, të shoqëruara me vetëtima, duke sjellë grumbullim uji në disa zona, përveç një rasti të izoluar në Milot, ku uji ka hyrë në një banesë, nuk raportohen dëme të tjera. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon normalisht, ndërsa situata monitorohet nga strukturat e emergjencës.
Në Bashkinë Lezhë, problematika më e madhe është regjistruar në oborret e shkollave “Kosova” dhe “Gjergj Fishta”, ku mësimi është pezulluar për shkak të ujit. Po ashtu, janë përmbytura toka dhe fusha në disa zona rurale. Në bashkinë Mirditë disa zona periferike kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike.
SITUATA NË QARKUN LEZHË
Territori i Qarkut Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut me mesatare e gjatë natës i lartë, ku sipas të dhënave të marra nga Stacioni Meteorologjik Ushtarak Gjadër, gjatë 24 orëve të shkuara kanë rënë 96 mm shi. Deri tani kemi këto problematika në përmbytje.
-Nga strukturat e EC të bashkisë Kurbin raportohen këto probleme. Gjatë gjithë oreve të mbrëmjes së djeshme dhe deri tani reshjet e shiut kanë qenë të vazhdueshme në gjithë territorin e bashkisë Kurbin. Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar dhe herë-herë me intensitet të lartë, shoqëruar me vetëtima. Deri më tani, raportohen të kenë rënë 105 mm shi, dhe kuotat janë në -20 sipas të dhënave nga hidrovoret, të cilët punojnë në kapacitet të plotë. Përveç një rasti deri më tani të deklaruar në Milot, për një familje që ka pasur prezencë uji, nuk kemi raste të tjera. Por duhet theksuar se janë rritur nivelet e ujrave në kanalet për shkak të prurjeve të mëdha. Furnizimi me ujë dhe energji vijon të jetë në rregull. Situata po monitorohet nga strukturat e EC të bashkisë. Nga ZVA Kurbin informohemi se nuk kanë raportime deri tani për ndërprerje të procesit mësimor në këtë bashki.
-Nga strukturat e EC të bashkisë Lezhë raportohen këto problem: Ka prezencë të madhe uji në oborret e shkollave Kosova dhe Gjergj Fishta, ku mësimi është i pamundur të zhvillohet. Ka rritje të nivelit të ujit në lumin Drin, i cili është në kuota kritike, ku fillon zona e rrezikut të lartë +2.2 m. Ka sipërfaqe toke të përmbytura në zonën e Zadrimës, sidomos në zonën e Gjadërit, Zojz dhe Gramsh të njësisë Dajç, po ashtu dhe tokat në fshatrat Kodhel, Brinisht e Piraj të njësisë Blinisht, toka në fshatrat e Torovicës, Malecaj e Balldren të njësisë Balldren, fushat e fshatrave Rrabosht e Mërqi të njësisë Kallmet, kemi fushat të përmbytura në zonën e Spitenit dhe Treshit në njësinë Zejmen, si dhe fshatrat Barbullojë, Rrilë, Tale e Grykë Lumi në njësinë Shënkoll. Një familje në fshatin Torovicë, njësia Balldren bën apel për ndihmë me çadër dhe bazë ushqimore për blegtori, pasi ka prezencë uji në banesë me rreth 50 cm. Kanalet e I, II dhe III janë në kuota maksimale, me ekipet e MZSH që po punojnë për largimin e ujit nga oborret e shkollave Kosova dhe Gjergj Fishta. Nga OSHEE raportohet se ka problem me fiderin që furnizon fshatrat Shënkoll, Gajush dhe një pjesë e Tales.
-Nga strukturat e bashkisë Mirditë raportohen këto problem: Në territorin e bashkisë Mirditë gjatë pasditës së djeshme dhe gjithë natës ka patur reshje me intensitet të lartë, por deri më tani nuk ka problematika të raportuara. Ka një ngritje të nivelit të Zallit Zmesë, që kalon pranë qytetit, por deri më tani nuk rrezikohen shtëpi apo banesa për përmbytje. Në disa zona periferike të qytetit të Rrëshenit, si Ndërfushas, Kodër Rrëshen ka mungesë energjie.
-Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike ka vazhduar rregullisht.
-Hidrovorët janë në gadishmëri, po punojnë me kapacitet maksimal. Zonat që kullojnë me hidrovore janë në kuota kritike dhe po punohet me kapacitet të plotë. Lumejt e KUK janë në kuota kritike.
-Niveli i lumit Drin ka pësuar rritje të madhe dhe është në kuota të rrezikut të lartë, po ashtu dhe lumi Mat ka pësuar rritje.
-Probleme me akset rrugore aktualisht nuk raportohen.
Fraksion.com

